75 Mall Live Search
12:45 / E Diele, 27 Qershor 2021 / OSH

Talenti kosovar, Erion Nixha që po vlerësohet lart në basketbollin turk, luan për ekipin, Darusafaka

Pa dyshim se basketbolli cilësohet si sport i dalluar në vendin tonë. Shumë nga emrat e njohur na kanë bërë krenar vendin tonë në përfaqësim në arenën ndërkombëtare.

I tillë si duket do të jetë edhe talenti Prizrenas , Erion Nixha i cili tash e një vit është pjesë e skuadrës së njohur turke Darusafaka të cilët para dy vitesh ishin edhe pjesë e Euroligës.

Indeksonline mëson se Erioni vlerësohet si njëri ndër talentët e rrallë në skuadër dhe shihet si një potencial e aset i skuadrës turke. Vlen të theksohet që edhe trajneri i mirënjohur i skuadrës së Darusafaka, Selçuk Ernak nga afër ka përcjell stërvitjet e Erionit dhe ka treguar admirim për performancën e tij.

Momentalisht Erion Nixha intenzivisht po stërvitet me ekipin e të rinjëve me dy trajnerët : Uğur Özdemir dhe Tugay Manisa të cilët shquhen si ekspertë të zbulimit të talentëve, ku njëherish Erioni do të luaj në kampionatin e të rinjëve që fillon në fillim të muajit Shtator./Indeksonline/