10:24 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Talenti kosovar merr “rrugën” për në Zvicër për të ndjekur karrierë ndërkombëtare

Futbollistët Kosovarë kanë bërë jehonë në mbarë futbollin evropian duke i shkruar emrat në klube shumë të njohura të kontinentit të vjetër.

Një rrugë të njëjtë do ta ndjek edhe talenti i Ferizajit, Dorart Maliqi.

16 vjeçari nga Rahovica e Ferizajit do të promovohet në Zvicër për t’i dhënë një mundësi të artë për një karrierë ndërkombëtare.

Dorarti është një nga futbollistët më të mirë të gjeneratës në KF Ferizaji dhe gjatë fundit të vitit do të udhëtoj në Zvicër.

Ai shpreson që një ditë të arrij në klubet e nivelit të lartë evropian dhe ta përfaqësoj Kosovën në gara ndërkombëtare. /IndeksOnline/