75 Mall Live Search
19:40 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Talenti kosovar, Miris Hoti do të provohet nga gjiganti turk, Fenerbahçe

Kosova një vend i vogël, por që ka shumë talent të futbollit, si brenda dhe jashtë saj.

Një ndër ta edhe talenti kosovar nga Prizreni Miris Hoti, i cili me ftesë të klubit Fenerbahçe do të provohet gjate këtij muaji.

Hoti i cili ka një karrierë të pasur pavarësisht moshës së re, do të tentojë që të bindë drejtuesit e Fenerbahçes për të vazhduar në super-ligën turke.

Ndryshe, përveç Fenerbahçes, Hoti do të provohet edhe nga klubet italiane si Atlalnta dhe Chievo.

Miris Hoti në karrierën e tij futbollistik ka luajtur në Shkollën e futbollit Teuta, FK Kukësi, KF Drini i Bardhë dhe KF Veleçiku.

20-vjeçari premtues pritet të jetë nga emrat e mëdhenj të futbollit modern në të ardhmen. Ai shpreson që një ditë të luaj për fanellën e një klubi të madh. Dhe sigurisht ta përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës në arenat ndërkombëtare.