22:18 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Talenti kosovar në prova te skuadra bullgare (Foto)

Futbollistët kosovar po shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, duke u bërë protagonistë në shumë klube me zë në Evropë por edhe më gjerë.

Rrugën e tyre synon ta ndjek edhe talenti Behar Rifaj i cili është ftuar në prova te skuadra bullgare, PFC Litex Lovech.

Litex bën pjesë në ligën e dytë profesionale të Bullgarisë dhe ka gjasa serioze që sezonin e ardhshëm të ngjitet në Ligën e Parë.

Rifaj luan si mbrojtës anësor dhe ka qenë pjesë e FC Opoja (Liga e parë), Liria (Superligë) dhe së fundi edhe te Rahoveci në Ligën e Parë.

21 vjeçari është duke u stërvitur te Litex ku të shtunën pritet të luaj ndeshjen e tij te parë. /IndeksOnline/