13:42 / E Premte, 19 Gusht 2022 / Gj. Sh

Talenti kosovar nënshkruan kontratë me skuadrën e Premierligës Angleze

Reprezentuesi i Kosovës U-21 ka nënshkruar kontratë profesionale tre-vjeçare me klubin e Premier Ligës angleze, Fulham.

Pajaziti, një mesfushor me origjinë nga Kosova, bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Fulhamit në Carabao Cup sezonin e kaluar, duke luajtur 90 minuta në një fitore 2-0 ndaj Birmingham City.

Ai gjithashtu iu bashkua ekipit të parë në përgatitjet para-sezonale, duke udhëtuar me skuadrën në Portugali muajin e kaluar.

19-vjeçari tha për uebsajtin e klubit: “Jam shumë i lumtur. Tani që e ardhmja ime është e sigurtë, mund të ul kokën dhe të punoj shumë”.

“Kam qenë në Fulham që kur isha 11 vjeç, kështu që është mirë të vazhdoj udhëtimin tim këtu. Kam pasur një para-sezon të mirë me ekipin e parë. Po punoj të përmbush potencialin tim duke luajtur në Premier Ligën e Dytë, dhe më pas do të sigurohem që të shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet në ekipin e parë.”

Pajaziti bëri 24 paraqitje për skuadrën U-23 të Fulhamit sezonin e kaluar, duke shënuar dy gola dhe duke regjistruar tri asistime.