75 Mall Live Search
10:26 / E Enjte, 06 Maj 2021 / Blerim

Talenti kosovar që po rritet te skuadra e QPR-së

Lorent Talla është futbollisti i ri kosovar që karrierën po e vazhdon te klubi i njohur në Angli, Quen Rangers Park.

Mesfushori i talentuar hapat e parë në futboll i bëri në Akademinë e Chelseat. Për arsye të distancës dhe obligimeve të tjera, ai vazhdoi në Akademinë e Brentfordit, shkruan IndeksOnline

Te skuadra e Brentfordit, ai qëndroi pesë vite, pastaj u transferua në QPR edhe pse pati oferta nga klubet tjera angleze.

Gjatë pushimeve në Kosovë, Talla stërvitet edhe te skuadra e Besianës në Podujevë.

Gjatë vitit 2019, talenti që bartë fanellën me numër 10 ishte ftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës në ndeshjet e turneut internacional në Shqipëri. Vlen të theksohet se për Lorentin u interesuan edhe ‘Kuqezinjtë’.

Kujtojmë që talenti kosovar pati oferta nga dy skuadra të njohura, Manchester City dhe Evertoni por vendoi të firmos kontratë të re dy-vjeçare me QPR-n.

Së fundi, ai është ftuar nga grupmoshat e reja të Kosovës për ndeshjet e muajit qershor./IndeksOnline/