75 Mall Live Search
23:48 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Talenti premtues spanjoll, pranë kalimit në Madrid

Brahim Diaz, njëri prej aseteve më të mira të futbollit spanjoll në moshën 19-vjeçare, është i hutuar këto ditë.

Njëra prej synimeve të tij më të mëdha është që të rikthehet në Spanjë me familjen e tij dhe të luajë në Real Madrid.

Klubi madrilen dhe Manchester City janë duke finalizuar detajet e transferimit 15 milionësh plus bonuset që do ta veshin atë me fanellën e kampionit të Evropës, transmeton IndeksOnline.

Video thumbnail

I riu nga Malaga do të prezantohet te tifozët dhe mediat në javën e ardhshme, teksa do të inkuadrohet menjëherë në skuadrën e parë.

Kështu, Real Madridi po e thyen heshtjen e janarit për përforcimin e skuadrës, pasi në këtë afat kalimtar nuk ka bërë asnjë transferim që prej sezonit, 2014/15 kur transferoi brazilianin, Lucas Silva.

Përndryshe, Diaz është njëri prej talentëve më premtues të futbollit të sotëm, por ai nuk vendosi ta rinovojë kontratën me ”Qytetarët”, që i skadon në fund të këtij sezoni./IndeksOnline/