09:23 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Talenti që pozon me Messin është afër Real Madridit

Real Madrid është vënë seriozisht pas talentit argjentinas, Leonardo Balerdi. Mbrojtësi 20 vjeçar i Boca Juniors po llogaritet si një nga lojtarët defenzivë më perspektivë në Amerikën Latine.

Barcelona, Manchester United e Juventus janë skuadrat e tjera që kanë shprehur interesim për të.

Por, Real Madridi me agjentët e saj në Argjentinë kanë vënë kontaktet e para me Bocan për të rrëmbyer mbrojtësin fantastik. Agjentët e Realit raportohet se e kanë përcjellur vazhdimisht Balerdin në Bombonera duke u mahnitur nga klasi i tij.

20 vjeçari e ka idhull Messin me të cilin pozon fotografi, por që shpejt mund ta ketë rival./Indeksonline/

Temat: