75 Mall Live Search
12:50 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Talenti që “shpërtheu” në vitin 2019, synon Evropën

Talenti llapjan, Kastriot Selmani ka pasur një vit mjaftë të suksesshëm në aspektin individual dhe sidomos në pjesën e parë të sezonit aktual.

20 vjeçari ka gjetur hapësira në formacionin e Llapit dhe po cilësohet si një nga talentet më premtues të Superligës.

Ai e cilëson këtë vit si shumë të suksesshëm edhe pse pozicioni i klubit në tabelë nuk e kënaq shumë.

Në aspektin personal mendoj se ishte vit mjaft i mirë sepse kam pasur minutazh të mjaftueshëm, mirëpo renditja e klubit nuk është siç e kemi pritur, por kampionati është ende i gjatë dhe do të luftojmë deri në frymën e fundit”, ka thënë Kastrioti për Indeksonline.

Ai thotë se është shumë e vështirë të luash për Llapin, pasi skuadra nga Podujeva ka treguar se është e fuqishme, sidomos në vitet e fundit.

Është shumë e vështirë të luash për Llapin pasi që dihet se kjo skuadër në 4-5 vitet e fundit ka luftuar gjithnjë për kreun e tabelës, mirëpo me ndihmën e bashklojtarëve dhe shtabit teknik, sidomos të trajnerit Tahir Batatina kam arritur të largoj presionin nga vetja”.

Ëndrra e Kastriotit është që shumë shpejt t’i bashkohet një skuadre të madhe evropiane për t’i treguar cilësitë e tij.

Planet e mija për të ardhmen janë , pikë së pari të kemi rezultate të mira me klubin dhe pastaj normalisht që dëshira e çdo futbollisti të ri është që në një të ardhme të afërt ta shoh veten duke luajtur në ndonjë skuadër evropiane”, përfundoi Kastriot Selmani.

Në pjesën e parë të sezonit, Selmani ka zhvilluar 14 ndeshje për Llapin duke shënuar dy gola dhe tri asistime. /IndeksOnline/