75 Mall Live Search
08:12 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / Gj. Sh

Talenti shqiptar bën një hap të madh, nënshkruan me klubin nga Serie A

Një tjetër futbollist i talentuar shqiptar ka depërtuar në Europë. Bëhet fjalë për Adi Kurtin nga Elbasni.

Mbrojtësi 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Serie A, Empoli, shkruan Indeksonline

Sigurisht që Kurti fillimisht do të adaptohet te skuadra e grupmoshave të reja, e më pas nuk i dihet ndoshta edhe te ekipi i parë.

Kurti është i gjatë 1.94 dhe është një prej qendërmbrojtësve më premtues në futbollin europian.

Ai është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat U19, kurse një nga klubet e tij të para ka qenë FC Pepa./Indeksonline/