19:49 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Talenti shqiptar që ngriti në këmbë jurinë e The Voice në Francë

Gjon Muharremaj, ka mahnitur jurinë e Albania’s Got Talent 8 vite më parë, tani të njëjtën gjë ka bërë edhe me jurinë e The Voice France.

Pak ditë më parë ai ka kaluar me sukses audicionet e fshehura, ndërsa me zërin e tij i ka lënë pa fjalë anëtarët e jurisë, ku të gjithë kthyen karriget për të.

Gjoni ka lindur në Francë mirë prindërit i ka shqiptar. Babai nga Kosova dhe nëna nga Tirana. Gjoni flet shumë mirë shqip, ai ka edhe një këngë që titullohet “Babi”.