18:54 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Talenti shqiptar “vallëzon” me topin, çfarë goli në Europa Ligë

Teuta ka kaluar në avantazh ndaj Ventspils në ndeshjen që po luhet aktualisht në “Niko Dovana” të Durrësit. Ndeshja e parë përfundoi 3:0 për ekipin Ventspils, por pas një pjese të parë të mirë, Teuta ka shënuar një supergol me anë të talentit Sherif Kallaku.

Futbollisti i Teutës ka bërë gjithçka vetë duke “vallëzuar” me topin në mes të mbrojtësve kundërshtar./Indeksonline/