17:10 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Talenti shtatëgjatë i Kosovës, Avdimetaj premton shumë

Blerjon Avdimetaj është një nga talentët e Kosovës që premton shumë në të ardhmen. Talenti nga Strellci i Deçanit është pjesë aktive e Kosovës U15, ani pse është vetëm 14 vjeçar.

Pas sukseseve me skuadrën Ardhmëria, Avdimetaj është bashkuar me Fc Oltin nga Peja. Lëvdata për të ka edhe trajneri, Hysni Muzlia.

“Është mbrojtës qëndror, pjesë e pandashme e reprezentacionit U15 e Kosovës. Ka ndërprerje të mira të aksioneve, premton shumë sepse është stabil në këtë fazë” ka thënë trajneri i tij” Hysni Muzlia.

Lojtari i gjatë 188 centimetra ndihmohet edhe nga një trajner tjetër, ish futbollisti Nexhat Sadria.

Temat: