14:24 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Talentit të Barcelonës i jepet nënshtetësia spanjolle

Talentit 16-vjeçar të Barcelonës, Ansu Fati, tashmë zyrtarisht i është dhënë shtetësia spanjolle, që do të thotë se ai do të jetë në gjendje të përfaqësojë Spanjën në nivelin ndërkombëtar.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, sulmuesi anësor i lindur në Guinea-Bissau , ka bërë zyrtare që i është dhënë shtetësia spanjolle gjatë këtyre orëve, transmeton Indeksonline.

Lojtari do të jetë në gjendje të luajë në turneun e tij të parë për Spanjën në tetor, kur Kupa Botërore FIFA U-17 2019 do të fillojë në Brazil./Indeksonline/