75 Mall Live Search
08:21 / E Mërkurë, 26 Prill 2023 / L K

Talibanët vrasin liderin e ISIS që qëndron pas bombardimeve në aeroportin e Kabulit

Organizatori i grupit Shteti Islamik që mendohej se kishte planifikuar bombardimin shkatërrues të vitit 2021 në aeroportin e Kabulit është vrarë nga talibanët në pushtet në Afganistan, thonë zyrtarët amerikanë.

Bombardimi që në gusht vrau 170 civilë dhe 13 ushtarë amerikanë, teksa njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga vendi pasi talibanët morën kontrollin.

Figura e ISIS u vra javë më parë, por u desh kohë për të konfirmuar vdekjen e tij, thanë zyrtarët amerikanë për CBS.

Emri i tij nuk është bërë i ditur, shkruan BBC.

Zyrtarët amerikanë thanë se kishin përcaktuar përmes mbledhjes së inteligjencës dhe monitorimit të rajonit se lideri kishte vdekur, megjithëse nuk dhanë detaje të mëtejshme se si kishin mësuar se ai ishte përgjegjës për bombardimin.