75 Mall Live Search
10:26 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / G T

Talisca merr numrin e Vedat Muriqit te Fenerbahce

Futbollisti brazilian, Talisca është transferuar te Fenerbahce nga ekipi i Arabisë Saudite, Al Nassr.

30-vjeçari u rikthye në elitën e futbollit turk pas nja aventure katërvjeçare në Arabi, shkruan Indeksonline

Talisca te skuadra e Fenerit ka marrë numrin 94-të, që dikur e mbante sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Në të vërtetë, Talisca gjithmonë e ka mbajtur këtë numër edhe sa ishte tek Al Nassr dhe te Besiktasi.

Në Arabinë Saudite, sulmuesi brazilian luajti 10 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola, kurse shifra e transferimit në ekipin turk nuk dihet ende./Indeksonline/