Tallja e Bale me Real Madridin, “zgërdhihej” kur Reali vuante në fushë

Gareth Bale vazhdon të jetë pothuajse një tifoz i zakonshëm te Real Madridi. Ylli uellsian nuk e ka shijuar fushën që disa muaj, dhe po ka kohë të tallet me skuadrën e tij.
Mediat kanë kapur një moment kur ai po qeshte me bashkëlojtarin Hazard ngase Ancelotti e kishte ngritur për ta ngrohur për lojë, por nuk e aktivizoi më pas fare në fushë.

Pikërisht atëherë, kur Hazard kthehet në vendin e tij dhe përshëndet bashkëlojtarët e tij, Bale shpërthen duke qeshur me situatën.
Ky gjest pritet ti kushtojë uellsianit i cili nuk ka luajtur për Realin që nga 28 gushti i vitit të kaluar./Indeksonline/