“Tallje me qytetarët”, ‘‘Ta dinë se s’bëhet’’ nga PDK rikujtojnë fjalët e Muratit për pagën 500 euro
Arben Mustafa nga PDK ka rikthyer një deklarim të Muratit për pagën minimale 500 euro.
Një deklaratë e Hekuran Muratit në Komisionin për Financa, Punë dhe Transfere, ku propozimin për pagë minimale prej 500 euro e quante “tallës me qytetarët” dhe që “qytetarët duhet ta dinë se kjo nuk bëhet”, e ka rikthyer ekonomisti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa.
“Sa serioz dhe i vërtetë është propozimi për pagën minimale prej 500 euro, tregon vetë njeriu që po udhëheq fushatën propagandistike të VV-së”, shkroi Mustafa në Facebook.

