Tammy Abraham rikthehet në Premier League, tek ish-skuadra e tij
Sulmuesi i njohur anglez, Tammy Abraham është rikthyer në futbollin anglez.
Abraham ka arritur marrëveshje me Aston Villan, kështu raporton gazetari Fabrizio Romano, shkruan Indeksonline
Ish-lojtari i Chelseat kishte firmosur me Besiktasin nga Roma për 13 milionë euro.
Kurse skuadra e “Villa Park” do të paguajë 21 milionë euro, plus Yasin Ozcanin.
28-vjeçari shënoi shtatë gola dhe bëri një asist në 18 ndeshje në Superligën e Turqisë./Indeksonline/

