18:06 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tani e tutje, lokalet që ekspozojnë mallërat para lokaleve në Prishtinë do të gjobiten

Në vendin tonë thuajse të gjitha bizneset ekspozojnë mallërat e tyre jashtë lokaleve, madje shpesh duke zënë trotuaret.

Por, tani tutje për të gjitha këto biznese që bëjnë një gjë do të tillë do t’u shqiptohen gjoba, përcjellë Indeksonline.

Kjo u bë e ditur nga Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.

Ai përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook ka treguar se një lokali i kë vënë gjobë prej 100 euro, teksa ditëve në vazhdim do të shtohen kontrollet për këtë dukuri. /Indeksonline/