75 Mall Live Search
18:49 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Tani edhe në Kosovë bëhen testime direkte, të shpejta dhe të sigurta për Coronavirusin

Testet e shpejta të virusit SARS COV 2 që po përdoren në masë të madhe në vendet perëndimore tashmë kanë arritur edhe në Kosovë. Këtë metodë të testimit e sjellë për herë të parë laboratori “Analiza” në Prishtinë

Specialisti i biokimisë klinike dr. Driton Sopa, thotë se testimi i shpejtë  përmes antigjenit SARS COV2  bënë të mundur detektimin direkt të coronavirusit.

Testi bazohet në kapjen dhe evidentimin e pjesëzave virale  përmes teknikes imunokromatografike.

Rezultati pozitiv  apo negativ e  konfirmon ose e përjashton infeksionin covid19  në momentin e testimit.

Certifikimi  i testeve për Antigjenin  nga prodhuesit ROCHE dhe SIEMENS Healthinner është  bërë nga studimet paralele me metodën referente të PCR.

Këto studime krahasimore kanë rezultuar me  ndjeshmëri(sensitivitet) mbi 96% te testit antigjenik krahas atij me tekniken  PCR. Specifiteti i testit poashtu ka rezultuar mbi 99 % duke e bërë testimin shumë të besueshëm ndaj rasteve fallc pozitive.

Testimi me antigjen ka një procedurë më të thjeshtë, marrja e mostrës bëhet  përmes strishos në hunde, ndërsa koha e nevojshme deri në rezultat është jo më shumë se 30 minuta.

Përveç kohës së shpejtë të daljes së rezultateve edhe kostoja e këtij testi është përgjysmë më e lirë sesa me testet me PCR.

Për më shumë ndiqeni videostorien e përgatitur nga IndeksOnline.