14:35 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tashti edhe zyrtarisht, çifti i njohur drejt ndarjes

Pak më shumë se një javë pasi njoftoi ndarjen e tyre, aktori Liam Hemsworth ka bërë kërkesë për divorc nga këngëtarja Miley Cyrus.

Hemsworth citon ndryshime të pakonkurueshme si arsyen e kërkesës së tij, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga CNN-i.

“Ata kanë një kontratë paramartesore dhe i kanë mbajtur të ardhurat të ndara gjatë martesës,” thotë një burim për E!News. “Nuk ka shumë për të ndarë përveç kafshëve. Të dy kanë shtëpi që janë blerë individualisht para martesës.”

Hemsworth dhe Cyrus u martuan më 23 dhjetor 2018.

Ata u takuan në vitin 2009 në xhirimet e filmit “Last Song”. Hemsworth i propozoi për herë të parë këngëtares në vitin 2012. Ata më pas u ndanë për t’u ribashkuan në vitin 2015.

Disa ditë pasi njoftuan ndarjen e tyre, Hemsworth postoi një mesazh të këndshëm në mediat sociale duke uruar Cyrus-in “asgjë tjetër përveç shëndetit dhe lumturisë”.

Ndërkohë, Miley menjëherë pas ndarjes është hedhur në krahët e mikeshës së saj, Kaitlynn Carter./Indeksonline/