75 Mall Live Search
15:03 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tani edhe zyrtarisht, publikohet kënga e shumëpritur e Capital T ‘Akull’

“Akull” mban titullin projekti i ri muzikor i reperit, Capital T.

Pak kohë pasi reperi paralajmëroj projektin e ri, kënga rrjedhi ilegalisht në internet dhe tashmë është kthyer në hit, shkruan Indeksonline.

Kënga është shpërndarë përmes aplikacionit WhatsApp, ndonëse shpërndarja e saj është e palejueshme pa miratimin e autorit shumë persona ia kanë dërguar njëri-tjetrit.

Por, kjo vetëm sa e ka promovuar edhe më shumë datën e saktë të lansimit me videoklip të këngës ‘Akull’.

Projekti i shumëpritur tashmë është hedhur edhe zyrtarisht në kanalin në ‘Youtube’ dhe padyshim kënga ka përmbushur pritshmërit e adhuruesve.

Teksti, melodia në koordinimin me videoklipin unik, Capital T ka gjetur edhe një herë pikën për të ‘goditur’ në zemrat e adhuruesve të tij të shumtë.

Kujtojmë që Capital T po përmbyll një vit tejet të suksesshëm, me shumë projekte muzikore  e koncerte brenda dhe jashtë vendit, derisa ai ka paralajmëroj se viti 2020 do të jetë edhe më intesiv me shumë risi nga ai./Indeksonline/