Orav- Konjufcës: Tani është momenti i Kosovës për të avancuar në rrugën drejt BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u takua sot me Zëvendëskryeministrin, njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën.
Bazuar në njoftimin e lëshuar nga Zyra e BE-së, palët diskutuan për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës drejt integrimit në BE.
“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani”, citohet në njoftim të ketë thënë ambasadori i BE-së.
“Orav shprehu më tej vlerësimin e BE-së për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në veçanti për mbështetjen ndaj Ukrainës”./Indeksonline/
Met today @KonjufcaGlauk in his new role as 1st DPM & MFAD.
— Aivo Orav (@AivoOrav) February 26, 2026
We discussed stepping up Kosovo’s EU integration efforts – the momentum to advance on this path is now.
I expressed EU’s appreciation for Kosovo’s voluntary alignment with EU’s CFSP, in particular support to Ukraine. pic.twitter.com/F4fsGhlNdk

