Tani është zyrtare, Donald Trump është presidenti i 47-të i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Fitorja e kandidatit republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA do të jetë përfundimisht e padiskutueshme dhe më bindëse nga sa prisnin shumë.
Republikanët do të kenë shumicën në Senat për herë të parë në katër vjet. Rreth pesë milionë vota do të jetë diferenca e fitores së Trumpit ndaj Camala Harrisit në votën popullore.
Tetë vjet më parë, Trump mundi Hillary Clinton me 2.9 milionë vota më pak në votën popullore.
Fitorja e konfirmuar në Wisconsin pak orë më parë ishte konfirmim zyrtar për rikthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë./Indeksonline/