75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / OSH

Tani keni edhe një pikë ku mund të vaksinoheni kundër Covid19

Një pikë e re e vaksinimit kundër COVID-19, e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të fillojë nga sot (orari 12:00-20:00) të ofrojë mundësi vaksinimi për qytetarët.

Së shpejti ndërkaq, vaksinimi në komunën e Prishtinës, do të bëhet edhe në pikën tjetër në “Kodrën e Trimave”, në QMF-2.

“Ndërkohë, pika e vaksinimit në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir) dhe ajo në “Albi Mall”, janë në dispozicion çdo ditë për qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm, që të vaksinohen lehtë, shpejt dhe sigurt kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së./IndeksOnline/