Tani mund ta shihni online qarkullimin e autobusëve të Trafikut Urban

Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se tanimë rikthyer në funksion aplikacioni mobil, shkruan IndeksOnline.
Përmes tij, qytetarët kanë mundësi të monitorojnë në kohë reale qarkullimin e autobusëve.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mundë të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
Për çdo info kontaktoni në numrat e kontaktit:
+383 45 10 11 22 dhe ( Viber)
+383 44 10 11 23 dhe ( Viber)
+383 44 10 22 28 dhe ( Viber)
Ose në: info@trafikurban-pr.com
Faleminderit!
N.P.K”Trafiku Urban”sh.a. Prishtinë
