23:54 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tani mund të luani dhe të hani, Xbox kujdeset për këtë

Xbox lëshoi një kontrollues lojrash të quajtur ‘GREASEPROOF’ për njerëzit që duan të hanë pulë, teksa luajnë Playstation.

Kontrolluesi i ‘Xbox One’ është gri dhe i verdhë, dhe është i veshur me një material uretani që i kundërvihet dhe reziston ndaj yndyrës.

Microsoft e publikoi atë në faqen zyrtare të Xbox ANZ në Facebook.

Postimi në Facebook u shoqërua me mbishkrimin: “Vetëm përgjigjuni më poshtë me historinë tuaj më të mirë ‘Winner Winner Chicken Dinner’ për mundësinë tuaj për të fituar 1 nga 5 kontrolluesit”.

Postimi ka marrë shumë vëmendje, me gati 1000 komente deri më tani dhe disa janë mjaft komike./Indeksonline/.