Tani rusët po mbrohen, kjo video tregon se gjithçka ka ndryshuar në luftën e Ukrainës

Forcat ruse duket se kanë ndryshuar strategji sa i përket luftës në Ukrainë pas kundërofensivës së kësaj të fundit. Siç raportojnë mediat e huaja, por edhe pamjet nga dronët ukrainas, rusët janë duke u përgatitur për luftë mbrojtesë në dy rajonet lindore të Luhanskut dhe Donjeckut, të cilat kërkojnë që t’i ruajnë me çdo kusht.
Siç duket edhe në videon e mëposhtme, rusët janë duke hapur llogore në sajonin e Svatoves në Luhanks, teksa pak metra më tej janë duke u vendosur blloqe betoni për të penguar avancimin e tankeve.
Preparing A New Frontline
— WhereisRussiaToday (@WhereisRussia) October 11, 2022
Russian forces are preparing extensive trench systems in the Luhansk region in advance of an inevitable Ukrainian offensive.
This comes after weeks of panic-stricken retreats that saw Russian defensive lines collapse on a daily basis.#Ukraine #Russia pic.twitter.com/qoPHczFtkv
Ky është një ndryshim i madh në taktikën e luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila më parë kishte iniciativën për të avancuar, por duket se furnizimi i ukrainasve me armë perëndimore dhe rënia e moralit rus ka bërë që gjithçka të ndryshojë brenda pak muajsh. /IndeksOnline/
⭕️🇺🇦 #UkraineRussiaWar: #Russian BTM-3 trenching machine, builds trenches in the area Svatone Kreminna to stop the UAF pic.twitter.com/lQrZmQi5m1
— 🅻-🆃🅴🅰🅼 (@L_Team10) October 11, 2022