18:24 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tanjug: Vuçiq për dorëheqjen e Haradinajt, çfarë implikime kishte largimi i tij?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të reagojë nesër për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinajt dhe implikimet e mundshme të dorëheqjes së tij, sipas Tanjug.

Haradinaj sot dha dorëheqje të parevokueshme për shkak të ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe, Ramush Haradinaj në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsye e këtij vendimi ka thënë se është një thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje nga Specialja si i dyshuar.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit, ju jeni të parët që ju informoj. Qeveria e vendit vazhdon të kryejë funksionet e veta pa krijuar vakuum, do i informojë zyrtarisht gjitha institucionet relevante, do i mbes gjithnjë besnik atdheut, ishte ndër t’i shërbej vendit. Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë ai. /Indeksonline/