75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Tara feston ditëlindjen, Blero shkruan fjalët më të mira

Vajza e këngëtarit të njohur, Blero Muharremi  sot feston ditëlindjen.

Edhe pse vogëlushja po rritet pranë të ëmës, aktores Teuta Krasniqi, Blero shfrytëzon çdo moment për të kaluar me të bijën, transmeton Indeksonline.

Sigurisht që nuk mund të mungonte një urim special për vogëlushen, Tara.

Këngëtari ka postuar një fotografi të Tarës, ku ka shkruar një urim plot me emocione.

“Tara Muharremi. Urime ditëlindjen bija ime. Dashuri, emocion, ngrohtësi, inteligjencë, gjitha këto ti mi dhuron mua dhe të gjithë njerëzve që i ke rreth teje.”

“Por gjëja që unë e veçoj pak më shumë se tjerat virtyte tua është, që ti nuk je egoiste por je përplot jetë dhe kujdes ndaj të tjerëve. Karakteri që ti ke formuar është krenari dhe bekim nga Zoti. “

“Do të jem babë dhe shok i yti për sa të kem jetë. Kurse ti dije që, kur të vijnë momentet e ndërlikuara në jetë, mundesh gjithmonë me thirr babin dhe babi rregullon gjithçka. Të dua ma shumë se vetë jetën, gjithmonë do të jem SUPER BABI për ty.”, kishte shkruar Blero.

Këngëtari u divorcua nga nëna e Tarës pak kohë pasi kishte lindur ajo. Ndërsa ka vite që Blero është i lidhur me modelen, Afrona Dika./Indeksonline/