75 Mall Live Search
16:25 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Tara mbush 10 vjet, Teuta me fjalë prekëse: Kur linde ti, gjithë jeta ime mori kuptim

Sot ka ditëlindjen vajza e Teuta Krasniqit, e kjo i bëri një dedikim mjaft prekës.

“Para 10 viteve, në ora 09:15 linde ti, Tara, mrekullia ime. Nga ai sekond kur dëgjova të qarën tënde të parë, ndjeva trupin tënd të ngrohtë e të brishtë në gjirin tim, gjithë jeta ime mori kuptim”, kështu e filloi shkrimin aktorja e njohur.

Më tutje ajo i uroi shëndet, dashuri të pafund, mbarësi në çdo aspect të jetës, fat dhe suksese.

Shkrimi i plotë:

Para 10 viteve, në ora 09:15 linde ti, Tara, mrekullia ime. Nga ai sekond kur dëgjova të qarën tënde të parë, ndjeva trupin tënd të ngrohtë e të brishtë në gjirin tim, gjithë jeta ime mori kuptim. Për këtë dekadë, ti je ajo që më lumturon cdo ditë të jetës, je motivi im, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im. Nuk e di çfarë të mire kam bërë në këtë jetë që më bekoj Zoti me ty, vajzë kaq e mbarë, me shpirt të bardhë e kaq e dashur. Mund të shkruaj pa u ndalur për ty, për mirësinë tënde, por asnjëhere nuk do të arrij me fjalë ta shpreh gjithë dashurinë që kam për ty. I lutem Zotit të të bekoj me shëndet, dashuri të pafund, mbarësi në çdo aspekt të jetës, fat, suksese, gëzime dhe lumturi, bashkë me gjithë njerëzit tu dashur. Faleminderit që je kjo që je. Nuk do të ndryshoja kurr asnjë gjë te ti, sepse kështu siç je, je mrekullia vet.
Urime ditëlindja shpirti i mamit, të dua pa kufi, kryevepra ime./Indeksonline/

View this post on Instagram

Para 10 viteve, në ora 09:15 linde ti, Tara, mrekullia ime. Nga ai sekond kur dëgjova të qarën tënde të parë, ndjeva trupin tënd të ngrohtë e të brishtë në gjirin tim, gjithë jeta ime mori kuptim. Për këtë dekadë, ti je ajo që më lumturon cdo ditë të jetës, je motivi im, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, gëzimi im. Nuk e di çfarë të mire kam bërë në këtë jetë që më bekoj Zoti me ty, vajzë kaq e mbarë, me shpirt të bardhë e kaq e dashur. Mund të shkruaj pa u ndalur për ty, për mirësinë tënde, por asnjëhere nuk do të arrij me fjalë ta shpreh gjithë dashurinë që kam për ty. I lutem Zotit të të bekoj me shëndet, dashuri të pafund, mbarësi në çdo aspekt të jetës, fat, suksese, gëzime dhe lumturi, bashkë me gjithë njerëzit tu dashur. Faleminderit që je kjo që je. Nuk do të ndryshoja kurr asnjë gjë te ti, sepse kështu siç je, je mrekullia vet. Urime ditëlindja shpirti i mamit, të dua pa kufi, kryevepra ime ???❤️❤️❤️

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on