75 Mall Live Search
13:56 / E Premte, 21 Mars 2025 / Z S

Taravari: 10 pacientë lëshohen për trajtim në shtëpi

Gjendja shëndetësore e pacientëve që kurohen në spitalet e vendit dhe jashtë shtetit është stabile. 

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Ai njoftoi se sot 10 prej tyre do të  lëshohen për kurim shtëpiak, raporton Klan Maqedonia.

Taravari gjithashtu bëri të ditur se trajtimi i pacientëve nga zjarri i Koçanit të cilët janë jashtë shtetit 99 % harxhimet i paguan shteti.

Ndërsa mëngjesin e sotëm delegacioni i BE-së, njoftoi se 38 të lenduar nga zjarri në Koçan janë derguar për trajtim jashtë vendit permes Mekanizmit të Mbrojtjes Cilvile të Bashkimit Evropian.

Deri tani 101 pacientë janë dërguar për mjekim jashtë vendit në Serbi, Bullgari, Slloveni, Greqi, Kroaci, Austri, Belgjikë, Turqi, Lituani, Suedi, Hungari dhe Poloni./Indeksonline/