Taravari vjen në Kosovë, takon homologun e tij Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari vizitën e tij të parë zyrtare e ka realizuar në Kosovë, ku është takuar me homologun e tij, Arben Vitia.
Ai ka thënë se kanë biseduar rreth sfidave brenda sistemeve tona shëndetësore dhe prioriteteve tona respektive për periudhën në vijim.
“U pajtuam për përshpejtim dhe thellim të bashkëpunimeve midis dy qeverive tona, si në shëndetësi, ashtu edhe në arsim e në politika të qeverisjes së mirë, dhe në çdo sektor tjetër relevant për afrimin edhe më të madh midis dy vendeve tona dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popujve tonë”, ka shkruar ndër të tjera Taravari.