18:31 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Tare bën blerjen e parë, e merr lojtarin e Liverpoolit

Igli Tare ka siguruar blerjen e parë te Lazio. Drejtori shqiptar e ka bindur talentin e Liverpoolit, Bobby Adekanye.

Talentin që skuadra angleze e transferoi nga Ajax, Lazio do ta ketë në skuadrën e parë nga 1 korriku.

Vetë futbollisti kishte thënë para pak ditësh se me 80% të gjasave, ai do të jetë lojtar i Lazios.

20 vjeçari do të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare dhe do të jetë alternativë në sulmin e skuadrës së Inzaghit. /Indeksonline/