75 Mall Live Search
11:57 / E Premte, 29 Shtator 2023 / L K

Tare dikur te Lazio, tani te Laçi

Dinamo ka kaluar një krizë rezultatesh që kanë zhytur pranë fundit të renditjes klubin shqiptar.

Blutë janë në vështirësi dhe për këtë arsye, ka qenë trajneri Di Biaxho ai i cili ka kërkuar ndihmë nga Igli Tare, personi i cili e afroi në radhët e “nëndetëses”.

Ish-drejtuesi i Lacios ka qenë i pranishëm në stërvitjet e fundit të Dinamos, për të mbikëqyrur ekipin dhe për të dhënë mendimet e tij rreth asaj që ka parë në stërvitje.

Nuk përjashohet mundësia që Tare të merr rol drejtues te skuadra shqiptare.