75 Mall Live Search
11:27 / E Premte, 19 Maj 2023 / B O

Tare drejt ndarjes me Lazion

Më shumë mundësi këto janë javët e fundit të Igli Tares, si drejtor sportiv i klubit italian, Lazio.

Shqiptarit i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe me shumë mundësi do të largohet. Palët nuk kanë bisedime për rinovim dhe “divorci” duket i pashmangshëm.

Tare është pjesë e Lazios si drejtor sportiv, nga viti 2008 dhe në këtë 15 vjeçar, ka pasur shumë ulje dhe ngritje.

Edhe ky sezon i fundit nuk ka qenë i lehtë për 49-vjeccarit, pasi shpesh është thënë në media se marrëdhëniet e tij me trajnerin Sarri, nuk kanë qenë të mira.

Kjo është edhe një nga arsyet, që Tare do të largohet nga Lazio.