75 Mall Live Search
19:20 / E Enjte, 29 Maj 2025 / Gj. Sh

Tare e nis me një ”bomb” epokën te Milani, Max Allegri nënshkruan kontratën me kuqezinjët

Igli Tare e ka nisur fuqishëm epokën si Drejtor Sportiv i Milanit.

Goditja e parë e legjendës shqiptare është nënshkrimi me trajnerin Maximilliano Allegri, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve, tekniku italian ishte në zyrat e klubit kuqezi dhe sapo ka nënshkruar kontratën.

Ai ka pasur takim me Igli Tare, CEO e Milanit Giorgio Furlani dhe Presidentin, Scaroni.

Allegri është rikthyer si trajner i Milanit, pasi në të kaluarën e fitoi Serie A, në sezonin 2010/2011./IndeksOnline/