Tare e shfrytëzon luftën, merr një yll brazilian nga Ukraina

Lazio ka siguruar blerjen e parë për sezonin e ardhshëm, ende pa përfunduar sezoni paraprak.
Igli Tare është marrë vesh me skuadrën ukrainase, Shakhtar Donetsk për blerjen e mesfushorit brazilian, Marcos Antonio. 9 milionë euro do t’i kushtojë Lazios blerja e Antonios.
Ai krahasohet me stilin e ish-yllit të Chelseat, Ramires.
Shakhtar është e detyruar të largojë disa nga futbollistët e saj pas luftës në Ukrainë dhe drejtori shqiptar e ka shfrytëzuar këtë moment.
Roma ishte skuadra që e kërkonte me ngulm Marcos Antonion, kur Fonseca ishte emëruar trajner i skuadrës./Indeksonline/