Tare gjen zëvëndësuesin e Muriqit, e do me ngulm sulmuesin që ia bëri bajat Romës

Igli Tare është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e talentit norvegjez, Erik Botheim. Drejtori i Lazios e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Bodo Glimt.
Ky pazar do të bëhet nëse Lazio e largon Vedat Muriqin në afatin dimëror. Sulmuesi kosovar ka gjasa që të kthehet në Turqi tek ish skuadra, Fenerbahce.
21 vjeçari norvegjez i ka shënuar tre gola Romës në Konference League ne dy ndeshjet ku Roma u turpërua nga Bodo Glimt.
“E kuptoj që po bëj hapa përpara dhe është ndjënjë e mrekullueshme” ka thënë vet sulmuesi i pyetur për mundësinë e kalimit te Roma./Indeksonline/