Tare i thotë ‘JO’ Milanit
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e ka refuzuar ofertën e Milanit.
Mediat në Itali kanë shkruar që Tare nuk dëshiron të largohet nga Lazio, transmeton Indeksonline.
Duke e parë Tare e ka refuzuar ofertën, Milan ka filluar të shikoj opsione tjera për rolin e drejtorit sportiv.
Maldini ka bërë një listë me tre kandidatë.
Pjesë e listës janë, Frederic Massara, ish drejtor i Romës, Goivanni Sartori, drejtor në Atalanta dhe Carlo Osti, drejtor në Sampdoria./Indeksonline/