75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Burim

Tare në aksion, synon transferimin e Guirassyt nga Dortmund

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka njoftuar se ekipi ‘kuq e zi’ është në kërkim të një sulmuesi.

Një nga emrat e fundit që po përmendet është Serhou Guirassy i Borussia Dortmund.

Corriere dello Sport raportoi se Guirassy është përsëri në radarin e Milanit.

Pas një sezoni që shënoi pothuajse një gol për ndeshje për Dortmundin, interesi i Rossonerëve është rritur, raporton IndeksOnline.

Negociatat ende nuk kanë nisur për faktin se Dortmundi është aktualisht në Kupën e Botës për Klube FIFA në Shtetet e Bashkuara, mirëpo sipas raportimeve thuhet se ato pritet të nisin brenda pak ditësh.

Klubi gjerman thuhet se për shitjen e Guirassyt po kërkon 70 milionë.

Kujtojmë që Guirassy shënoi 35 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, dhe bëri nëntë asistimeve. Ai është 29 vjeç, kështu që do të kishte një pikëpyetje në lidhje me investimin e një shume të madhe për një lojtar që së shpejti do të hyjë në të 30-at. /IndeksOnline/