75 Mall Live Search
19:07 / E Martë, 15 Prill 2025 / L A

Tare rrugës për t’u bërë drejtor te Milani, takohet sot me Furlanin

Sot është planifikuar një takim midis administratorit të deleguar të Milanit, Giorgio Furlani, dhe shqiptarit Igli Tare.

Takimi Furlani-Tare është paraparë të zhvillohet në Romë, dhe duket se ky është hapi i parë madhor në emërimin e ish-sulmuesit të Shqipërisë si drejtor sportiv i Milanit.

Ky takim u vendos ditët e fundit, pasi emri i ish-drejtuesit të Lazios u rikthye në pole position pas mosmarrëveshjes së tyre me Fabio Paraticin.

Megjithatë, takimi i sotëm nuk është vendimtar: do të pasojnë takime të tjera dhe, nëse gjithçka shkon mirë, do të ketë sërish një ballafaqim me Cardinale.