12:12 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Tare s’është rehat, David Silva s’po i kthen përgjigje!

Lazio duhej që sot të zyrtarizonte transferimin e David Silvës. Ylli spanjoll ka patur që mbrëmjen e djeshme të kthej përgjigjen finale karshi ofertës së Lazios.

Por, përfaqësuesit e lojtarit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje deri më tani.

Drejtuesit e Lazios thuhet se janë të shqetësuar ngase orëve të fundit është përmendur në media një interesim i madh i Napolit për lojtarin e Manchester Cityt.

Një shkëmbim e-mail midis klubit dhe stafit të lojtarit gjithashtu pritej të siguronte marrëveshjen, e cila ende nuk ka ndodhur. /Indeksonline/