Tare tregon se a do të qëndrojë Muriqi te Lazio

Drejtori sportive i Lazios, Igli Tare ka vendosur të flas për të ardhmen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi.
Ai në emisionin, “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka treguar se a do të qendrojë Muriqi te Lazio, shkruan IndeksOnline
Por, Tare tha se Muriqit i duhet kohë të përshtatet në Itali.
“Vedati po kalon një periudhë transitore dhe e ndjeu ndryshimin e futbollit italian ndaj atij turk”, tha ai.
“Intensiteti, shpejtësinë, përgatitja dhe taktika por ndoshta ky vit ishte i vështrë për të sepse ai pati dy dëmtime dhe ishte i infektuar me COVID-19 e kanë vështirësuar akomodimin e tij”, shtoi ai.
“Ai gëzon respektin e të gjithë skuadrës dhe stafit teknik, dhe kjo është gjë e mirë për të ardhmen, ai është një lojtar që mund të jap shumë për futbollin italian dhe për Kombëtaren e Kosovës”, tha Tare.
“Do të ishte mirë për klubin dhe për të ardhmen tonë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, ky është objektivi ynë”, përfundoi Igli Tare.