“Tarifat e Trumpit do të tkurrin tregtinë botërore”, thotë OBT

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka parashikuar se tregtia globale do të bjerë këtë vit për shkak të tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.
OBT shtoi se “rreziqe të rënda negative”, duke përfshirë tarifat reciproke dhe pasigurinë politike, mund të çojnë në një rënie edhe më të mprehtë në tregtinë globale të mallrave.
“Rënia pritet të jetë veçanërisht e madhe në Amerikën e Veriut,” tha OBT, duke parashikuar rënien e tregtisë me më shumë se një të dhjetën në atë rajon.
Ngozi Ikonjo Iëeala, drejtori i përgjithshëm i OBT-së, e quajti “shkëputjen” e ShBA-së dhe Kinës “një fenomen që është vërtet shqetësues për mua”.
OBT më parë priste që tregtia globale e mallrave të zgjerohej me 2.7% në 2025, por tani parashikon se do të bjerë me 0.2%.
Një tarifë bazë prej 10% për pothuajse për të gjitha importet e huaja në SHBA filloi në 5 prill, megjithëse disa vende dhe mallra janë të përjashtuara.
Kina ka një tarifë shumë më të lartë, e cila tani arrin 145% për shumicën e mallrave, shkruan BBC.