75 Mall Live Search
18:32 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Gj. Sh

Tash e disa muaj i suspenduar nga futbolli shkaku i dopingut, Mudryk rrezikon një dënim të rëndë

Futbollisti i Chelseas, Mykhailo Mudryk ka disa muaj që është i suspenduar nga futbolli, pasi kishte dal pozitiv për doping.

Sulmuesi ukrainas nuk ka luajtuar asnjë ndeshje që nga fundi i muajit nëntor të vitit të kaluar, pasi Federata Angleze ngriti akuza ndaj tij, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve të fundit, 24-vjeçari tashmë rrezikon të përballet me një dënim të rënd, prej katër viteve.

“Ne mund të konfirmojmë se Mykhailo Mudryk është akuzuar për Shkelje të Rregullave Anti-Doping duke pretenduar praninë dhe/ose përdorimin e një substance të ndaluar, për sa i përket Rregullores 3 dhe 4 të Rregulloreve Anti-Doping të FA. Meqë ky është një rast i vazhdueshëm, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej në këtë kohë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë që Mudryk u bashkua me Chelsean në vitin 2022 nga Shakhtar Donetsk, për një shifër rreth 100 milionë euro, por që asnjëher nuk arriti pritshmëritë./IndeksOnline/