75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

“Tash e dy vite VV e sheh PDK-në partner potencial”, thotë zyrtari i LDK-së

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl meta ka komentuar një deklaratë të ministrit të Jashtëm në detyrë Glauk Konjufc, i cili  ka deklaruar se VV-ja nuk duhet të vendosë vija të kuqe me partitë politike, pra mund të marrë në koalicion ato ministra që nuk janë korruptuar pavarsisht cilit subjekt i përkasin.

Por pas këtyre deklaratve, Meta ka ironizuar me Konjufcën duke thënë se ai po tregohet i sinqertë pasi për VV-në tash e dy vite PDK -ja është një partner potencial.

Postimi i plotë:

Konjufca, i sinqertë: “Nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka sulmuar më së shumti ndër vite…”! – “Mendoj që Vetëvendosje duhet ta marrë atë subjekt politik në qeverisje e cila i dërgon ministrat më të pa korruptuar në Qeveri”.
– Eshtë për tu përshëndet sinqeriteti i tj – vecanerisht kur dihet, se ky mendim, s’është risi në VV!?Të kujtojmë faktin se, “Në strukturat më të larta të kësaj partie, është ardh deri tek konkluzioni tash e dy vite nga vet kreu i saj Albin Kurtit, se: “PDK, për VV-në, është partner potencial, ngase është “Konstanta, dhe VV duhet të pergaditet…” – sic është konkluduar në mbledhgjen e saj të forumit më të lartë…!