75 Mall Live Search
14:26 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / G T

Tashmë arrihet marrëveshja, Tottenhami bëhet me trajner të ri

Skuadra e Tottenham Hotspur është bërë me trajner të ri, pas largimit të Ange Postecoglou.

Siç raportohet në mediat e huaja, Thomas Frank, do jetë trajneri i ri në stolin e skuadrës nga Londra, shkruan Indeksonline

51-vjeçari momentalisht është trajner i Brentfordit, por kjo e fundit e ka lejuar atë t’i bashkohet Spursave.

Frank ka pasur disa sezone fantastike me skuadrën e Brentfordit. Gjatë këtij edicioni, Brentford e mbylli në pozitën e 10-të me 56 pikë./Indeksonline/