75 Mall Live Search
13:57 / E Shtunë, 01 Maj 2021 / OSH

Tashmë çdo gjë e konfirmuar, Melisa dhe Andi janë në lidhje

Këngëtarja dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa ka konfirmuar lidhjen me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Andi.

Ajo përmes një fotografi në Instagram ka zyrtarizuar lidhjen me të, transmeton Indeksonline.

“Nuk e di nëse jam më e lumtur për suksesin e këngës apo për faktin që mund t’i tregoj botës se sa shumë të dua. Ose ndoshta vetëm për këngën, sepse ti je bota ime”, kështu ka shkruar Melisa në përshkrimin e fotos.

Melisa së fundmi publikoj projektin “Leje” që ka arritur të grumbulloj mbi 1 milion shikime brenda një kohe të shkurtër./Indeksonline/